Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar ndaj vendimit të LDK-së për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti.
Abazi ka listuar disa arsye të cilat sipas tij argumentojnë paditurinë, siç i quajti ai “analfabetët me mustaqe”, duke iu referuar gardës së vjetër të LDK-së.
Ky është postimi i Avazit në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
E zgjodhën Thaçin president
Thaçi tha Rugova ishte pijanec
E nënshkruajtën demarkacionin me Thaçin
Thaçi i rrëzoi nga qeveria- sikter në Prapashticë
Historia e 3% në qafë edhe Dardania Banka…
E bënë Vjosa O. të parën në listë por nuk e duan!
E ngrehën zvarrë Donika Gërvallën
I harruan të vrarët- i kthyen në pazare për poste
E rrëzuan qeverinë Kurti në mes të pandemisë e bënë një qeveri ilegale të Thaçit me listën Serbe
Tani duan ta rrëzojnë edhe njeriun më të votuar të partisë së tyre Vjosa O. Kësaj po i vie era diferencim ideopolitik i kohës së Rrahman Morinës në partinë ku lejohet fjala e lirë për analfabetët me mustaqe por për të tjerët e sidomos jo për gratë.