Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar situatën politike dhe takimet që po bëhen LVV-LDK, për arritjen e një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk do të ishte keq nëse marrëveshja LVV-LDK do të arrihej në ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke shtuar se as dita e nesërme nuk do të jetë keq, transmeton Telegrafi.
“Edhe në ditëlindjen e Presidentit historik Rugova nuk kish qene keq me pas marrëveshje por edhe nesër nuk është keq, me rëndësi është që ditë të mira po vijnë e mundësia për punë të mëdha është para nesh”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim, por që nuk rezultoi me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Pas takimit, Kurti dhe Mustafa kanë thënë para mediave se nuk kanë arritur ende marrëveshje dhe se do të vazhdojnë me takime./Telegrafi/