Telegrafi

Abazi, Kurtit: Ndihem i ofenduar kur i përmendni aktivistët e dorëhequr të LVV-së

Deputeti Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në lidhje me marrëveshjen e fundit me Serbinë.

Abazi, tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në opozitë, do të gjuante gaz lotsjellës për ta penguar marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të LVV-së, sepse Rrustemi ka të drejtë, ndoshta opozita kishin festuar për këtë marrëveshje, por LVV dhe aktivistët do gjuanin gaz lotsjellës, kishin rrotulluar makina, kishin bërë gjëra që e kishin pengu realizimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë ai.

Tutje, Abazi, tha se në Kosovë ka vdekur demokracia, teksa shtoi se Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin, nuk ka zhvilluar debate në mënyrë që të evitohej oferta e BE-së, merre ose lëre.

“Demokracia ka vdekur, sepse kërkoj nga kryeministri, kur është bërë debati me ekspertët njerëzit e njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ku është bërë demokracia për opsionet e demokracitë që është dashtë të mbahen të mbyllura, por megjithatë kemi mundur me pas proces që do ta ndërtonte strategjinë e lobimin edhe në Amerikë edhe në Evropë, që mos me ardhur në situatën merre ose lëre”, ka thënë ai.

Abazi, tha se LVV-ja i ka shkelur kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet.