Telegrafi

AAK me katër ministri në Qeverinë e re, Haradinaj tregon emrat e të propozuarve për ministër

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj njoftoi se partia e tij do t’i udhëheq katër ministri në Qeverinë e ardhshme, transmeton Telegrafi.

“Kemi zëvendëskryeministër Besnik Tahirin, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheq Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selimi, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Blerim Kuçi, dhe Ministrinë e Arsimit, Ramë Lika”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, LDK ka njoftuar se sot gjatë ditës do të finalizojë marrëveshjet me partitë politike./Telegrafi/