Telegrafi

AAK ka fituar më së shumti komuna në balotazh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga të gjitha partitë që kanë marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka fituar më së shumti komuna.

Sipas rezultateve nga KQZ, për 19 komuna në balotazh (të pacertifikuar), fitoret e komunave sipas partive janë:

– AAK ka fituar pesë komuna (Gjakova, Obiliqi, Rahoveci, Suhareka, Klina)

– PDK ka fituar katër komuna (Kaçaniku, Shtimja, Ferizaj, Dragashi)

– LDK ka fituar katër komuna (Gjilani, Istogu, Podujeva, Vushtrria)

– VV fiton tri komuna (Kamenica, Prishtina, Prizreni)

– AKR fiton një komunë (Mitrovica)

– Nisma fiton një komunë (Malisheva)

– Iniciativa Qytetare (GI) ka fituar një komunë (Kllokotin). /Telegrafi/