Site icon Telegrafi

AAK-ja kërkon që Kurti sa më shpejt të raportojë në Kuvend për takimin në Bruksel

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti t’i raportojë Kuvendit të Kosovës sa më parë për takimin në Bruksel.

Tahiri tha se kjo është kërkesa kryesore e deputetëve të AAK-së, pasi siç tha ai, “humbi tema e njohjes reciproke dhe e kërkimit të faljes, humbën temat kombëtare dhe fillojë loja e fjalëve CEFTA e Sefta, që në esencë është mini-shengeni”.

Ai tha se kërkojnë të dinë se pse gjatë takimit nuk ka kërkuar njohje.

“Kërkesa e AAK-së është që kryeministri Kurti të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës”, tha Tahiri në seancë. /Telegrafi/

Exit mobile version