Site icon Telegrafi

A po divorcohen Ben Affleck dhe Jennifer Garner?

Ben Affleck dhe Jennifer Garner raportohet se janë në prag të ndarjes.

Çifti i famshëm i Hollywoodit ka shijuar një martesë stabile për më se një dekadë dhe ata kanë tre fëmijë, por duket se edhe kësaj martese po i vjen fundi.

Sipas mediave amerikane, lidhja mes Affleck dhe Garner po shkon drejt kolapsit dhe së shpejti mund të kulmojë me divorc.

Lajmi është publikuar nga tabloidi amerikan National Enquirer, që shkruan se dyshja nuk janë parë së bashku qysh prej një muaji.

Ata kanë dy vajza, nëntëvjeçaren Violet dhe gjashtëvjeçaren  Seraphina, si dhe një djalë, trevjeçarin Samuel. /Telegrafi/

Exit mobile version