Site icon Telegrafi

A janë të dashuruar DJ Sardi dhe Arilena? (Foto)

Gjatë spektaklit “Dance With Me” pati spekulime për një lidhje ndërmjet DJ Sardit dhe Arilena Arës.

Mirëpo, gjithçka mbeti në nivel të spekulimeve dhe tash muzikanti është pyetur sërish për këtë temë.

Kur është pyetur se a është i dashuruar, Sardi është përgjigjur: “Sigurisht që po….me muzikën”, transmeton Mapo.

Por, marrëdhënien e tij me Arilenën e ka komentuar kështu: “Me Arilenen jemi miq, kemi respekt reciprok dhe një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Me pak fjalë jemi miq shumë të mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version