Site icon Telegrafi

A ishte Lennon homoseksual? Tregon e veja e tij!

E veja e muzikantit dhe legjendës së rokut, John Lennon, nuk beson se ai ka bërë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Yoko Ono ka folur rreth thashethemeve për ikonën e “The Beatles”, i cili kishte folur haptas se njerëzit në vete janë biseksualë.

82-vjeçarja pranon se i ndjeri ka pasur dëshirë të kryejë marrëdhënie me meshkuj, porse kjo nuk ka ndodhur në realitet.

“Mendoj se ai kishte dëshirë (të kryente marrëdhënie me meshkuj), por mendoj se ishte shumë i frenuar”.

“Ai thoshte: ‘Nuk më pengon nëse do të ishte një djalë jashtëzakonisht atraktiv. Është e vështirë: Ata duhej të ishin jo vetëm fizikisht atraktivë, por edhe të përparuar mendërisht. Ndërsa nuk mund të gjesh njerëz të tillë”, ka thënë Ono. /Telegrafi/

Exit mobile version