Qazim Osmani, i njohur me nofkën Felix vazhdon të bëjë “kërrdi” në rajon.
Biznesmeni i njohur kosovar që zotëron hotele e kazino që nga Çekia e deri në Mal të Zi, vazhdon të jetë i ‘omel’ për bukuroshet serbe, malazeze e kroate. “Qaza” së fundi është parë në shoqëri të Miss Turizmit Kroat, transmeton indeksonline.
Ai i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa fotografi me bukuroshen kroate. Edhe pse atij i duhet vetëm një muhabet, nuk dihet nëse “në grep” i ka rënë edhe kroatja e re.
Osmani njihet për lidhje dashurie me këngëtare e modele ndër më të njohurat në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci.