Site icon Telegrafi

A i ka bërë Unikkatili “diss” Gold AG? Përgjigjet Gold AG (Foto/Video)

Kënga e re e Unikkatilit ka ngritur mjaft shumë polemika, se kujt i është dedikuar kjo këngë.

Mediat pak minuta pasi u lansua kënga publikuan një raport ku thuhej se reperi i bëri “diss” të fuqishëm Gold AG, duke e kompromentuar atë për filozofinë me të cilën ai po qëndron në skenë.

Në tekstin e këngës “Për qato”, Unikkatili përdorë vargje të rënda ndaj mbarë hip hop skenës.

Por, më i godituri sipas mediave u duk të jetë Gold AG, transmeton Telegrafi, në tekstin si vijon:

“Po m’vjen me kesh, mir p’ja shan nonen Vucicit
Po vet po jeton me plan t’Cubrilovicit
E çdo sen qe pe bon, o si Oximoron,
Si mu kur pom shan, e t’njejten kohe po m’imiton”.

Në këto vargje besohet se Unikkatili ka goditur Gold AG, duke e kompromentuar për faktin se ai e ka fyer Vucicin, dhe të tjerë liderë serbë, por se vet jeton me planin e Cubrilovicit. Ky plan parashihte që shqiptarët të bëhen si turqë me tjetër fe nga origjina e ditëve të para, kurse me termin “oksimoron”, ai i referohet Gold AG se nuk e di as vet çka po bën.

Nuk vonoi shumë dhe pasoi përgjigja e Gold AG, i cili me ose pa vetëdije e shpërndau këngën e re të Unikkatilit, dhe për këtë ai kishte një sqarim ani pse mediat kanë shkruar se një prej atyre të cilit i është bërë “diss” ishte Gold AG.

“Nuk m’dissirat kërkush se i kemi lon dissat. Jom i vetmi që krejt kolegve të secilit zhanër ia shpërndaj këngët. Kështu që , nëse mu m’shan dikush ma shum se mu si dhem kërkuj, ngoni senet e mira t’cilit do kofshin. Ariani s’ka inati me asnjo prej se u bo Haxhi. Jo ka fryn era, po shok per havera (.sic)”, ka shkruar Gold AG në profilin e tij personal në Facebook.

Kështu Gold AG edhe publikisht ka hedhur poshtë faktin se atij mund t’i ketë bërë diss Unikkatili, teksa sipas adhuruesve të hip hopit vargjet më lart qëndrojnë pikërisht për reperin e hiteve “Shqiptar 1” dhe “Shqiptar 2”. /Telegrafi/

Exit mobile version