Një postim i Rita Orës në rrjetet sociale ka nxitur dyshime se nëna e saj po vuan nga kanceri.
“Madje edhe gjatë trajtimit të kancerit që bënte nëna ime, ajo kishte një buzëqeshje në fytyrë”.
“Ajo është arsyeja pse ndjehem komode në lëkurën time”, shkruan në një fotografi të këngëtares shqiptare që do të jetë pjesë e revistës ES.
Rita e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Mësoni më shumë në ES Magazine!”.
Përderisa nuk ka më shumë informacion rreth këtij mbishkrimi, mbetet të kuptojmë nëse është fjala për ndonjë reklamë apo në të vërtetë nëna e saj vuan nga kanceri. /Telegrafi/