Telegrafi

A është ky vizitori më i pazakontë në një treg veturash? (Video)

Shitësit dhe klientët e një tregu veturash në Noordwijkerhou të Holandës, janë befasuar nga prania e një elefanti.

Ky elefant i quajtur Buba, ka ikur nga një cirk lëvizës, që është vendosur afër tregut të veturave, transmeton Telegrafi.

Buba ka ecur ngadalë rreth veturave dhe gjësendeve të ndryshme, pa shkaktuar ndonjë dëm.

Pa e përfunduar mirë xhiron, një pjesëtar i stafit të cirkut, ju ka afruar dhe e ka marrë me vete. /Telegrafi/