Kemi parë filmime të ndryshme që bëjnë kamerat e vendosura në vetura, por një ngasje kaq të pamatur me motoçikletën me katër rrotë, nuk kemi parë.
Burri në xhirim bën një kthesë të rrezikshme, e pastaj e vazhdon rrugën duke anuar me pjesën e djathtë teksa rrotat e anës tjetër i ngrihen lartë, transmeton Telegrafi.
Ngasjen e shkujdesur ai e bën edhe më tutje, kur për pak sa nuk përplaset me një autobus. /Telegrafi/