Mbrëmë përfundoi episodi i fundit i serialit ‘O sa mirë’, përkatësisht i 60-ti.
Shumë batuta dhe momente komike kanë shoqëruar ‘shkollën’, e cila ka mbledhur ‘studentë’ nga të gjitha trevat shqiptare.
Këtë sezon, aktorëve u janë bashkangjitur edhe shumë emra të njohur të estradës muzikore shqiptare, transmeton Telegrafi.
Por, shtrohet pyetja se a do të ketë më vazhdim të serialit ndër më të njohurit dhe më të shikuarit?
Kësaj pyetje i jep përgjigje aktori Xhevdet Jashari, i njohur më mirë me rolin e “Arifhikmeti”.
“I erdhi fundi sezonit, episodi 60, duke qeshur e presim sezonin e ardhshëm”, ka shkruar ai përbri një fotoje të publikuar në Instagram. /Telegrafi/