Këngëtarja e njohur britanike, Adele, përveç këngës ka zbuluar edhe një tjetër talent, atë të aktrimit.
Gjatë xhirimeve të klipit të këngës “Hello”, regjisori Xavier Dolan i ka thënë se ajo ka talent të lindur edhe për aktore.
Së fundmi është raportuar se Adele pritet të jetë në ekipin e aktorëve për filmin “The Death and Life of John F. Donovan”.
Përveç aktrimit, thuhet se Adele edhe do të këndojë në filmin që do të ketë në përbërje aktorët e njohur, si Jessica Chastein, Kathy Bates, Kit Harington dhe Susan Sarandon, raporton Deadline, transmeton koha.net.
Filmi ka të bëjë për aktorin John F. Donowan, jeta e të cilit përballet me vështirësi të mëdha kur një gazetare shpalos marrëdhënien e tij me një fanse 11-vjeçare.
Deri më tani këto raportime nuk i ka komentuar ekipi i Adele.