Blero dhe Teuta Selimi po vijnë me projekt të ri.
Dyshja e muzikës pop-folk po vijnë me një këngë të re së bashku, e cila pritet tashmë me kërshëri nga publiku.
Tashmë është konfirmuar edhe data e publikimit, e cila është 9 mars.
Këtë informacione ka konfirmuar Blero në rrjetet sociale, duke treguar se është ende në xhirime të klipit me produksionin XL.
Blero vjen kështu me bashkëpunim të madh pas këngës me Gasson e Fissin.
Është hera e parë që ai dhe Teuta Selimi bashkojnë forcat, ndërsa duete të këtij lloji ka ditur të bëjë edhe më herët Blero.
“5” është kënga që u pëlqye tej mase nga publiku dhe që Blero e lansoi në bashkëpunim me Shkurte Gashin. /Telegrafi/