Organizata politike dhe ushtarake më e madhe në Botë, Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO), feston ditën e sotme 75 vjetorin e themelimit të saj.
Presidenti Bajram Begaj përmes një reagimi në rrjetin social “X” ka shkruar se Shqipëria është e bashkuar me aleatët ndërkombëtarë dhe shpreh mirënjohjen ndaj tyre.
Begaj thotë gjithashtu se pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme.
Reagimi i Begajt:
Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme. /Telegrafi/