Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet çdo vit më 8 mars, duke përkujtuar të drejtat e grave, punën dhe dashurinë e tyre.
Kjo ditë festohet edhe në Kosovë, ku thuajse të gjithë e shfrytëzojnë ditën e 8 marsit për t’i bërë dhuratë të veçantë nënës, gruas, motrës apo dikujt tjetër.
E për ta bërë procesin e blerjes më të lehtë për juve, ne ju sjellim 7 gjërat që mund t’ia blini nënës apo gruas për datën e veçantë të 8 marsit.
Kuletë
Përveç se shërben për mbajtjen e parave, kartalave, etj., kuleta për gjininë femërore është edhe një aksesor i domosdoshëm.
Çokollatë
“Çdo gjë çfarë më duhet është dashuria, por edhe pak çokollatë herë pas here nuk bën keq” thotë Charles Schulz.
Prandaj, për këtë ditë të veçantë, nënës apo gruas tuaj përveç dashurisë, bëjani një dhuratë edhe një çokollatë të shijshme.
Set kozmetike
Seti i kozmetikës është diçka që secila femër e përdor. Prandaj, mbetet një dhuratë e qëlluar.
Lule
Lulet në përgjithësi janë simbol i dashurisë. Gjithashtu ato kanë erë të këndshme dhe e hijeshojnë çdo ambient
Shall
Në këtë periudhë ku moti herë pas here është i ftohët, shalli nuk është ide e keqe për dhuratë. Bëjani dhuratë nënës apo gruas një shall të bukur, përmes së cilit do t’ju kujtojë çdo herë që moti merr ftohët dhe e vendos shallin.
Xhaketë për femra
Nëse dëshironi dhuratë pak më ndryshe, atëherë xhaketa është zgjedhja e duhur. Sidoqoftë, sigurohuni ta zgjedhni madhësinë e duhur!
Çantë
Nuk ka fare dyshim se çanta është aksesori më i pëlqyer i femrave. Çanta gjithmonë është plotësues i gardërobës së një femre, prandaj edhe i kushtohet shumë rëndësi.
Ku mund t’i gjeni këto produkte?
Nëse veç keni vendosur t’i bëni dhuratë të veçantë gruas apo nënës tuaj dhe dëshironi ta zgjedhni një prej produkteve të lartcekura, atëherë rrjeti i supermarketeve Interex e ofron secilën prej tyre me çmim ekstra të lirë për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.