Telegrafi

60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente – Policia jep detaje nga bastisja e pronave të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj

Ditën e premte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar Faruk Mujkën, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci dhe ish-drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj. 

Arrestimit të Mujkës dhe Muzliukaj i parapriu një bastisje në pronat e tyre të përbashkëta, transmeton Telegrafi.

Gjatë bastisjes, u sekuestruan 60 mijë euro, telefona, laptopa, USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin.

Këto detaje janë dhënë sot nga raporti i Policisë së Kosovës.

“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Bastiset shtëpia e kryeshefit të Ipër-Lepencit, Faruk Mujkës - Prokuroria sekuestroi 60 mijë euro

Arrestimi i Mujkës dhe Muzliukajt ka nxitur reagime të shumta, ndërsa ky i fundit që ishte këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, u lirua nga detyra.

Dy të dyshuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare janë dërguar në mbajtje 48 orë. /Telegrafi/