Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, ndërkaq sipas këtij raporti ka rritje të kënaqshmërisë së të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës.
Mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e institucioneve qendrore.
Disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill 2023 përfshijnë:
Rritje të kënaqshmërisë e të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës.
Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.
Kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022.
Kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022
Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022.
Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, duke kapur vlerën prej 29% për të dyja institucionet, krahasuar me 24.4% dhe 22% përkatësisht, në nëntor 2022.
Kënaqshmëria me drejtimin ekonomik kapi vlerën prej 17.79%, duke u rritur për 6.97 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 kur ishte 10.82%.
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU: /Telegrafi/