Telegrafi

Gjashtë ngarkesa me kokainë në portin e Durrësit, por nuk ka prova për grup kriminal

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri SPAK ka shpallur moskompetencë për hetimin e nisur ndaj administratorëve të “Alba exotic”, në kontejnerët e së cilës janë kapur 6 ngarkesa kokaine në Portin e Durrësit.

Moskopetenca është shpallur me pretendimin se nuk janë gjetur prova për grup kriminal.

Për këtë çështje, pas hekurave vijojnë të qëndrojnë vetëm vëllezërit Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimi të lëndëve norkotike, të cilët tashmë do hetohen nga Prokuroria e Durrësit. /A2 CNN/