Site icon Telegrafi

53 ditë nga sfida Shqipëri-Zvicër, Graniti tregon shumë sekrete

Më shumë emocione? E pamundshme. Ndeshja kundër Shqipërisë është edhe kundër gjakut tënd.

Në këto momente shtatë lojtarë të Zvicrës janë me gjak shqiptar, por për asnjërin nga këto nuk është më speciale loja e 11 qershorit sa për Granit Xhakën (23). Ai do luajë kundër vëllait të vetë, Taulant (25).

Edhe 53 ditë nga ndeshja në Euro 2016 në futboll, në mes Shqipërisë dhe Zvicrës, mesfushori ofensivë i zviceranëve, Granit Xhaka tregon shumë sekrete dhe pse nuk e zgjodhi Shqipërinë.

Granit Xhaka për emocionet e lojës kundër vëllait, Taulanti?

Granit Xhaka: Më mirë do të ishte të fluturonin jashtë nga minuta e dytë të dytë, kjo do të ishte më e lehtë. Jo, pak shaka. Një ndeshje e veçantë për familjen tonë. Ndeshja kundër njëri-tjetrin është gjëja e fundit që do e kishim menduar. Por jemi profesionalë për ta kontrolluar situatën. Më i miri duhet të fitojë.

Marrëdhënie me Kosovën

Granit Xhaka: Taulanti dhe unë jemi të dy të lindur dhe rritur në Zvicër. Në moshën 12 vjeçare kemi parë për herë të parë Kosovën. Tani ne bëjmë pushime të mira në Kosovë, qoftë në verë ose dimër me gjyshërit tanë.

Vendimi juaj për Zvicrën dhe Taulantit për Shqipërinë…

Granit Xhaka: Për mua ishte e thjeshtë: Shqipëria nuk kishte interes, por Zvicra po. Te Taulanti vlen e anasjelltas.

Ndeshja e fundit vëllai kundër vëllait, Basel vs Grasshoppers?

Granit Xhaka: Nuk e mbaj shumë mend. Ka kohë prej atëherë. Kujtoj vetëm diçka: Pak pas ndeshjes fluturuam të dy drejt Mallorca-s, edhe pse nuk kishte përfunduar sezoni. Por Baseli ishte bërë kampion.

Si shefi (kapiten) i ri i kombëtares zvicerane pas largimit të Inlerit?

Granit Xhaka: Shumë gjëra shkuan negativisht, por mund t’ia arrij. Unë jam i kënaqur për rolin vendimtar. Por jam 23-vjeçar dhe ka lojtarë tjerë që mund të marrin më shumë rol.

Favoriti i Euro 2016?
Granit Xhaka: Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Fitimi i kupës nga Greqia, 2004.

Granit Xhaka: Ajo ndodh vetëm njëherë. Qëllimi jonë është të kalojmë grupet.

Përparësitë dhe mangësitë e Zvicrës?

Granit Xhaka: Nuk kemi lojtar që të vendos vetë për klubin. Duhet të luftojmë së bashku. Kjo është e rëndësishme për ne. Nuk duhet askush të mendojë: “Unë jam ylli dhe do ia dal vetëm!”. Të tillë nuk jemi. Nuk jemi Brazili dhe nuk kemi as Messi. Ne duhet të dakordohemi si një familje.

Exit mobile version