Site icon Telegrafi

52 të vrarë në Rripin e Gazës

Numri i palestinezëve të vrarë në protestat e sotme në pjesën kufitare në Rripin e Gazës, ka shkuar në 52, ndërsa më shumë se 2400 janë të plagosur.

Mijëra palestinez kanë protestuar sot në Rripin e Gazës, kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur numrin e viktimave, në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

SHBA hapi sot ambasadën e saj të re në Jerusalem, i cili veprim është përshëndetur nga Izraeli, por është dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version