Telegrafi

“50 Shades of Grey”, shkojnë me vibratorë e prezervativë në kinema (Foto)

Ngjarje nga më të ndryshmet kanë ndodhur gjatë projeksionit të filmit “50 Shades of Grey”. Më tepër se për filmin me “sfond të kuq”, këto ndodhi kishin të bënin me sallat e kinemave, në të cilat punonjësve, në Angli, sipas web-it Dagospia, u është dashur të pastrojnë prezervativë të përdorur e vibratorë si edhe të nxirrnin nga salla njerëz të cilet benin seks lirshëm.

Disa gra janë kapur në errësirë, me sytë e mbuluara me çorape, duke u masturbuar. Në Amerikë të mitureve u është krijuar mundësia të shohin filmin, në prani të një të rrituri.

Kështu, në biletari, janë shfaqur 10-vjeçarë të shoqëruar nga familjarët. Madje një nënë ka sjellë vajzën e saj 4-vjeçare (por nuk është lënë të hyjë). Një nënpunës ka treguar se i është afruar një fëmije i traumatizuar që i ka thënë: “filmi ta shpif, puthen dhe ulërijnë gjithë kohës”.

Ndërsa një tjetër ka spjeguar: “na është dashur t’i ndajmë klientët në më shumë se një rast. Ishin vërtetë të mpleksur në një marrëdhënie seksuale. Në fund kemi gjetur prezervativë të përdorur përtoke”.

Në Glasgow, diten e Shën Valentinit, një burrë u sulmua nga tre gra sepse u kerkoi të mbanin qetësi. Një grua e moshuar u nxorr jashtë kinemasë sepse po masturbohej, një vajzë u shoqërua jashtë sepse kishte me vete një vibrator, ndërsa një tjetër ka konsumuar aktin e vetëkënaqësisë me bishtin e një çadre.

Nje djali i është treguar dera pasi është kapur duke regjistruar me telefon skenat më eksplicite të filmit. /Telegrafi/