Reperi 50 Cent është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë financiare, raporton TMZ.
Amerikani i famshëm ka raportuar me dokumente se pasuria e tij është vetëm 7.4 milionë dollarë duke i shtuar kësaj edhe vlerën e pronave, përreth 8.8 milionë dollarë, ndërsa asetet e tij totale vlejnë përreth 16 milionë dollarë.
Edhe pse bëhet fjalë për shumë miliona, ai thotë se tani është në krizë, transmeton koha.net.
50 Cent raportohet se ka shitur aksionet e tij, në mes të 60 apo 100 milionë dollarëve, prandaj dyshohet se reperi ka pasuri prej qindra miliona dollarësh.
Mirëpo, ai kohë më parë ka shpallur falimentimin, ndërsa thotë se ende është duke kaluar nëpër periudhë të vështirë financiare.