Më 30 maj 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.
Në atë ditë në Kosovë po qëndronte një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtura “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.
Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë.
Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.
Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”, shkruan KosovaPress.