Një prej reperve të parë të skenës sonë, Besnik Canolli apo 2Po2 ndonëse shumë vjet në skenë duket se nuk lodhet asnjëherë duke punuar për publikun e tij.
Sipas burimeve të RTV Dukagjinit rep artisti është në përgatitje të albumit të tij të ri, për të cilin në një pjesë të madhe po punon me producentin e njohur Mixey.
Asnjë detaj më shumë nuk është dhënë për këtë projekt, por e rëndësishme është që skenës sonë po i shtohet një album nga një artist shumë i mirë, projekt ky që nuk po praktikohet shumë kohëve të fundit nga fytyrat tona publike./Telegrafi/