Reperi Capital T sapo ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Pare pare”.
Në kanalin Youtube kjo këngë ka arritur më shumë se një milion klikime ende pa u bërë një javë nga publikimi i saj, transmeton Telegrafi.
I lumtur për suksesin e nipit të tij, është shprehur reperi 2po2, i cili është daja i Trimit.
“Një milion pa u bë java, veç mundeni me përuru mos e fëlliqni kryt me xhelozi”, ka shkruar ai përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar edhe klipin.
Ky projekt u kritikua dhe u përfol se është i vjedhur, por kjo nuk bëri që fansat mos ta pëlqejnë dhe klikojnë. /Telegrafi/