Telegrafi

2po2 dhe Capital T po e sjellin bashkëpunimin e ri “Borëbardha”

Foto: 2po2/Instagram

Janë të njohur tashmë për bashkëpunimet e tyre të shumta.

Reperët 2po2 dhe Capital T, të cilët janë të njohur edhe falë relacionit të tyre dajë-nip, kanë bërë të ditur se do të sjellin një tjetër bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një këngë të re, e cila është punuar në studion “Authentic Entertainment” dhe do të publikohet këtë të shtunë, më datë 15 mars.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë 2po2, ai i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka zbuluar edhe titullin e këngës “Borëbardha”.

“Ne s’mund të presim deri sa ta ndajmë me ju”, ka shkruar 2po2 në mbishkrimin e këtij imazhi në Instagram.

Përndryshe “Ulu, “Posh”, “Facedown” janë vetëm disa nga bashkëpunimet më të suksesshme që dyshja kanë sjellë ndër vite, dhe që gjithmonë janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/