Telegrafi

2po2 dhe Capital T bëhen bashkë edhe njëherë, “Ulu” i sjell dyshen para ‘mixtape-it’ të ri nga Kapo (Foto/Video)

Reperët 2po2 dhe Capital T kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ulu”.

Sipas burimeve të Telegrafit, Capital T në muajin tetor pritet të publikojë “mixtape-in” e tij më të ri me rreth 15 këngë, dhe e para nga ky “mixtape”, është kënga “Ulu” që vjen këtë të mërkurë, më 13 shtator.


Dajë e nip janë bërë edhe njëherë bashkë për të sjellë një bashkëpunim, që me gjasë do të shndërrohet në një prej hiteve të momentit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përmes rrjeteve socila, dyshja kanë publikuar imazhe nga klipi, në mbishkrimin e së cilave kanë shkruar: “Është koha për hip hop të vërtetë”.

Me kostume të zeza dhe syze, Kapo dhe 2po2 kësaj radhe vijnë në një version më të errët dhe të mistershëm.

“Ulu” si çdo projekt tjetër i dyshes, është prodhim i Authentic, për muzikën është kujdesur Mixey, ndërsa tekstin e kanë shkruar vet reperët. /Telegrafi/