Site icon Telegrafi

28-vjeçari në Ksamil u qëllua nga shoku në dhomën e hotelit, Policia e Shqipërisë jep detajet

Një i ri mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar teksa ndodhej në një dhomë hoteli në Ksamil.

Tauland Beqiri, 28 vjeç u qëllua me plumb nga shoku i tij Edison Vyzaj, ndërsa miku i tyre, shtetas i huaj, i identifikuar si Makawitage Perera fshehu armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë së Shqipërisë:

Ksamil, Sarandë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur shtetasi Tauland Beqiri, 28 vjeç, banues në Këlcyrë.

Vihen në pranga 3 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”;

-Makawitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja r narkotikëve” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.

Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version