Telegrafi

27-vjeçari në Suharekë rrihet fizikisht me babanë e bashkëshortes, nxjerr armën nga brezi dhe gjuan në ajër

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur dje pasdite në fshatin Shirokë, magjistralja Suharekë-Prizren.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje, një 27-vjeçar është përfshirë në përleshje fizike me babain e bashkëshortes së tij 54-vjeçar.

“Me datë 08 Nëntor  2022, rreth orës 17:30, Stacioni Policor Suharekës ka marrë një informatë se te pompa e derivateve “Shell” në  magjistrale Suharekë -Prizren në fshatin Shirokë, KK Suharekë ka pas gjuajtje me armë zjarri”, thuhet në komunikatën për media.

“Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, në vend ngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që I dyshuar I parë A.B. 27 vjeçar dhe I dyshuari I dytë M. B.  54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht”.

Në këtë rast, 27-vjeçari ka nxjerr armën nga brezi dhe ka shtënë një herë në ajër.

Ekipet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e përfshirë në rast thuhet se janë arrestuar.

“I dyshimti kishte përdorur armën me leje, arma me 14 fishkë është sekuestruar. Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren”, bën të ditur policia./Telegrafi/