Site icon Telegrafi

25 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Osmani: Të jesh polic nuk është një profesion, është një mision

Foto: Arkiv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës në 25 vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook, Osmani ka thënë se të jesh polic nuk është thjesht një profesion, por një mision.

“Të jesh polic nuk është thjesht një profesion, është një mision e një kauzë për një mjedis ku të gjithë ndihen të sigurt e të lirë”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version