Krerët e institucioneve të shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në fshatin Poklek, ku 24 vjet më parë u vranë më shumë se 50 persona.
Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe edhe në Çikatovë të Vjetër.
Në këto dy fshatra ushtria serbe ka masakruar, vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, në mesin e tyre foshnje dhe pleq.
Pas homazheve kreret e shtetit do ta vizitojnë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek si dhe do të bëjnë homazhe në fshatin Çikatovë e Vjetër. /kp/