Prokurori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e SPAK të koduar “Coast to Coast”, ku janë lëshuar 21 urdhër arreste.
Është bërë me dije se vlera e drogës së sekuestruar ka qenë 2.7 milionë euro.
SPAK ka ofruar gjithashtu dhe pamje nga operacioni ku u shkatërrua grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike me episode nga Siria në Shqipëri, nga Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria-Itali etj.
Për këtë operacion SPAK, bashkëpunoi me prokurorinë e Firences nën koordinimin e Eurojust.
Ndër të tjera Mara bëri me dije se kanë nisur hetimin për 21 anëtarët e grupit kriminal ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti. /Telegrafi/