Edicioni i 37-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit Sharjah (SIBF 2018) mbylli dyert e tij të shtunën mbrëma pasi mirëpriti 2.23 milionë vizitorë nga e gjithë bota.
I mbajtur nën patronazhin e “Lartmadhërisë së Tij” Shejh Sultan bin Muhammed Al Qasimi, Anëtar i Këshillit të Lartë dhe Sundimtari i Sharxhahut, panairi 11-ditor i librit u zhvillua nga 31 tetori deri më 10 nëntor në Qendrën Expo të Sharjah ku edhe një herë dëshmoi dashurinë e madhe ndaj librit dhe kulturës duke mirëpritur jo vetëm adhurues të librit por edhe zyrtarë qeveritarë, autorë, intelektualë dhe botues nga e gjithë bota.
Panairi i këtij viti “SIBF” ishte një sukses i padiskutueshëm duke qenë kështu shtëpia e plot 1,874 botuesve nga 77 vende që ofronin 20 milionë libra, që pasqyronin 1,6 milionë tituj individualë, nga të cilët 80,000 u prezantuan për herë të parë në panair.
Gjithashtu vizitorët patën mundësinë të argëtohen me një grup prej 1,800 aktivitetesh të cilat paraqitën 472 prezantues dhe mysafirë të shteteve dhe kulturave të ndryshme.
Interesimi per librat dhe panairin në përgjithësi ishte i jashtëzakonshëm. Gjatë fundjavës përfundimtare të panairit, organizatorët zgjatën orarin e punës deri në mesnatë për të akomoduar numrin e madh të vizitorëve që po vinin për të takuar autorët e tyre të preferuar, për të blerë librat e tyre të preferuar dhe për t’i nënshkruar ata nga disa autorë të pranishëm.
Ahmed Al Ameri, Kryetar i SBA, tha: “Librat do të jenë gjithmonë mjeti më i mirë për shkëmbimet ndër-kulturore. Librat fokusohen në marrëdhënien tonë me të tjerët dhe na ndihmojnë të shikojmë në shumëllojshmërinë e vlerave, bindjeve dhe ambicjeve që njerëzit mund t’i mbajnë. Duke pasur parasysh penetrimin e shpejtë të mjeteve të teknologjisë dhe komunikimit, ne duhet të ruajmë dhe të promovojmë vlerat e tolerancës, dashurisë dhe njerëzimit, të cilat librat dhe shkëmbimet kulturore mund të bëjnë më së miri.”
Ai gjithashtu i falenderoi dhe përgëzoi të gjithë ata që kontribuan në suksesin e SIBF 2018, duke përfshirë sponsorët, partnerët, vullnetarët, entitetet kulturore nga të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bota. /Telegrafi/