Telegrafi

19-vjeçari nga Gjilani u arrestua për përdorim të fjalorit degradues ndaj të miturave – Fero reagon i revoltuar duke përmendur Robert Berishën dhe Milaim Zekën

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero ka reaguar ashpër pas arrestimit të Erdon Muratit i njohur si Donzi.

I riu nga Gjilani u arrestua si i dyshuar për përdorim të fjalorit degradues ndaj vajzave të mitura në rrjetin social TikTok.

Sipas Policisë së Kosovës i njëjti, përmes rrjeteve sociale, ka biseduar me vajza të mitura me të cilat ka përdorur fjalor që i ka nxitur seksualisht.

Foto: Fero/Instagram

Pas kësaj, reperi emri i vërtetë i të cilit është Ferdonit Shabani ka reaguar i revoltuar në një video ‘live’ që tashmë është shpërndarë në TikTok.

Fero ka bërë një krahasim mes gjuhës që përdori miku i tij me atë të Robert Berishës dhe Milaim Zekës, për të cilët tha se përveç që janë më në moshë ata këtë fjalorë e përdorin në televizione.

@donzisbabe Krejt me Donzin🤍🤌🏻 #donzitors #donzi #krejtmedonzin #viral #foryoupage ♬ original sound – fan of Donzi🤍

Reperi ka përfunduar reagimin e tij duke thënë se sipas tij në Kosovë nuk ka shtet e as drejtësi.

“Donzi, 19-vjet, Robert Berisha, 44-vjet, Milaim Zeka, ma shumë sesa 44-vjet, Milaimi edhe Roberti shajnë në televizion, nuk shajnë nëpër aplikacione. Donzi shan në aplikacione që janë 18+. Plus, Milaim Zeka edhe Robert Berisha shajnë më shumë sesa Donzi, por kurrkush nuk merret me ta. Këtu nuk kemi shtet dhe drejtësi”, shprehet Fero.

Lexo po ashtu Gjilan, arrestohet 19-vjeçari që përdori fjalor degradues me të miturat në rrjete sociale

Ndryshe, kujtojmë që vetëm pak javë më parë reperi u lirua nga paraburgimi, pas arrestimit për shkak të ushtrimit të dhunës fizike ndaj në personi. /Telegrafi/