Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka përjetuar sezonin më të dobët të tyre në shekullin 21.
Real Sociedadi i shkaktoi një humbje tjetër Real Madridit në sezonin i cili konsiderohet sezoni i tyre më i keq në shekullin e 21-të.
Los Blancos me këtë humbje arrijnë në kuotën e 17 humbje në të gjitha garat, teksa mbeten 18 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga.
Që nga sezoni i vitit 1998/99, Mbretërit nuk kanë pasur sezon më të keq në aspektin statistikor madje edhe kthimi i Zinedine Zidane nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndalur rënien e ekipit këtë sezon.
Real Madridi ndeshjen e fundit në udhëtim e fitoi me 10 mars dhe ata kanë pranuar 44 gola në La Liga. Kjo gjendje është larg ekipit që synon titullin.
Nëse madrilenët humbasin në Real Betis për klubin do të jetë humbja e 18 në të gjitha garat dhe kjo do të konsiderohej si hera e dytë për sezonin më të dështuar në historinë e klubit së bashku me sezonin 1994/95. /Telegrafi/