Site icon Telegrafi

1,75 milionë euro të reja për barokun e qendrës së Shkupit

Në fillim të realizimit të idesë për ndërrimin e fasadave të objekteve dhe ndërtesave në qendër të Shkupit dhe për fasadat e reja të ndërtesës së Qeverisë, Ministrisë për drejtësi dhe për transport, ndërtesës së Pelagonisë dhe ndërtesat në zonën qendrore, deri më tani janë harxhuar mbi 41 milionë euro, tregojnë të dhënat e BIRN, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vetëm për ndërrimin e fasadave në zonën qendrore të qytetit deri më tani janë harxhuar 13,7 milionë euro. Me marrëveshjen e fundit midis Qytetit të Shkupit dhe firmave „Pelagonija“ dhe „Baur BG“, të nënshkruar kah mesi i korrikut fillon ndryshimi i gjashtë ndërtesave në rrugën “Maqedonia”.

Për ndryshimin e këtyre gjashtë fasadave Qyteti i Shkupit ka ndarë 1,75 milionë euro. Zgjidhja ideore sërish është e firmës “Arkitektonika” dhe njeriut të saj të parë Zharko Çaushevski, i cili është një ndër arkitektët më të shpërblyer i cili njihet për projektin “Shkupi 2014”./Telegrafi/

 

Exit mobile version