Telegrafi

Juventusi, ofertë për talentin e Atalantas

Juventusi është gati të paguajë 10 milionë euro për mesfushorin e Atalantas, Franck Kessie, por duhet të bëjë me konkurrencën e Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.

19 vjeçari e kishte nisur karrierën si mbrojtës qendre, por pastaj u adaptua shumë mirë në mesfushë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi është duke shikuar që ta ofrojë në skuadër lojtarin nga Bregu i Fildishtë që në janar nga Atalanta.

Lexo po ashtu Juventusi me shumë mungesa ndaj Cagliarit

Për këtë Zonja e Vjetër është gati 10 milionë euro.

Për të arritur këtë gjiganti italian duhet të futet në konkurrencë edhe me skuadrat e mëdha angleze si Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City, që po ashtu e duan në skuadrat e tyre. /Telegrafi/