Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është takuar në New York me ndërmjetësuesin e OKB-së për çështjen e emrit, Mathhew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas burimeve të televizionit shtetëror grek ”ERT” nga ministria e jashtme greke, raportohet se nga ky takim ”nuk mund të pritet diçka me rëndësi” në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit të Maqedonisë.
ERT citon deklaratën e burimit të saj të ministrisë së jashtme të ketë thënë se nëse nuk stabilizohet situata dhe nëse vendi fqinj nuk do të ketë qeveri, atëherë nuk mund të ketë bashkëbisedues për të përparuar në drejtim të zgjidhjes së çështjes./Telegrafi/