Telegrafi

16 të vdekur në qytetin Uman të Ukrainës pas sulmeve ruse

Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës thonë se tashmë dihet se 16 persona kanë vdekur në Uman, pas një sulmi raketor rus gjatë natës.

Siç raportohet, 18 persona u plagosën në këtë sulm, ku nëntë prej tyre janë në spital, transmeton Telegrafi.

Shtatëmbëdhjetë persona janë shpëtuar, duke përfshirë tre fëmijë, dhe një fragment trupi është gjetur gjithashtu.

Dy persona të tjerë, një grua dhe një fëmijë vdiqën në një sulm të ngjashëm në Dnipro, duke e çuar kështu numrin në 18, të viktimave nga sulmet e fundit ajrore ruse në Ukrainë. /Telegrafi/

Dnipro