Site icon Telegrafi

14-të të dashurit e Rita Orës (Foto)

Jeta e Rita Orës ka qenë vazhdimisht në fokus të mediave ndërkombëtare.

Që nga fillimi i karrierës, këngëtarja shqiptare është përfolur për lidhjet e saj të dashurisë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse disa prej tyre mbesin akoma të pavërtetuara nëse ndodhën vërtetë, për shumë prej lidhjeve për të cilat u përfol janë edhe faktet kur është zënë mat apo edhe vetë aprovimi nga këngëtarja.

Në vazhdim shikoni kush ishin të dashurit e Ritës dhe ata për të cilët u spekulua.

Rita Ora ka qenë në lidhje me këngëtarin amerikan, Bruno Mars, për dy vjet, nga viti 2009 deri në vitin 2011. Këtë lidhje e ka konfirmuar tabloidi britanik Daily Mail.

Cara Delevigne (2011) – Kjo modele angleze e ka takuar Orën gjatë një festivali dhe kanë filluar që të takohen. Por, të tjerët e mohuan këtë lidhje, kështu që kjo ishte vetëm një spekulim.

Robert Kardashian Jr. (2011-2012) – Personaliteti i televizionit amerikan dhe anëtari i familjes Kardashian, Robert Kardashian, ishte në lidhje me Rita Orën për një vit të tërë, nga dhjetori i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2012.

Asap Rocky (2012) – Reperi amerikan Asap Rocky dhe Rita Ora ka qenë në një lidhje shumë të shkurt në vitin 2012.

Evan Ross (2013) – Djali i Diana Ross-it, Evan Ross, është parë duke e puthur Ritën në janar të vitit 2013 gjatë një ahengu në New York, transmeton Koha.net. Ata ishin “hallakatur” me njëri-tjetrin.

Calvin Harris (2013-2014) – Për një vit, Ora ishte në lidhje me DJ-in skocez, Calvin Harris. Ata ishin së bashku nga maji i vitit 2013 deri në maj të vitit 2014.

Ricky Hil (2014-2015) – Djali i reperit Tommy Hilfiger, Ricky Hil (po ashtu i njohur si Richard Hilfiger) dhe Ora ishin në lidhje nga qershori i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2015.

Jonah Hill (2012) – Spekulim

Snoop Dogg (2013) – Spekulim

Dave Gardner (2013) – Spekulim

Justin Bieber (2014) – Spekulim|

Chris Brown (2015) – Spekulim

Wiz Khalifa (2015) – Spekulim

Travis Barker (2015) – Muzikanti dhe bateristi i rock bendit “Blink182”, Travis Barker, ka filluar lidhjen me Ritën pasi janë takuar në ngjarje në Los Angeles më 20 shtator të vitit të kaluar. Ata janë ndarë menjëherë pas tre jave, dhe këtë e ka konfirmuar Daily Mail.

Exit mobile version