Trembëdhjetë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Gracke e Vjetër në Lipjan.
Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin e se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.
“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete”, tha Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, shtoi ajo. /Telegrafi/