Telegrafi

12 ukrainas u liruan nga shkëmbimi i të burgosurve

Më herët u raportua se një shkëmbim i të burgosurve kishte ndodhur midis Ukrainës dhe Rusisë, duke liruar nëntë të burgosur rusë.

Tani, ka pasur edhe konfirmim për këtë nga pala ukrainase, transmeton Telegrafi.

Shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak tha se 12 ukrainas u liruan në shkëmbim, duke përfshirë tre civilë.

“Një tjetër shkëmbim i të burgosurve. Arritëm të lironim 12 njerëz tanë”, shtoi ai.

“Midis tyre – katër ushtarë të Marinës, dy roje nacionale, roje kufitare, një nga TRO, si dhe tre civilë – një bashkëshort që konsiderohej i zhdukur”.

“Ushtarët që mbrojtën, në veçanti, Mariupolin, termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe ishullin e gjarpërinjve po shkojnë në shtëpi.

“Gjatë javës së fundit, ne arritëm të kthejmë 98 ukrainas”.

“Ne po punojmë për lirimin e të gjithë njerëzve tanë. Ne nuk ndalemi”. /Telegrafi/