Telegrafi

12% e femrave kanë pozita menaxhuese

Sot është mbajtur një konferencë me temë: ”Femrat në pozita udhëheqëse: Sfidat dhe strategjia për tejkalime të reja”, e organizuar nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë, transmeton Telegrafi.

Në këtë konferencë u tha se mbi 30% e firmave të reja të sektorit privat janë hapur nga femrat, ndërkaq vetëm 12% e femrave janë në pozita menaxhuese. Mirëpo, për zhvillimin e ndërmarrësisë së femrave, duhet të ketë mbështetje financiare përmes programeve shtetërore.

Sipas Valentina Diskoskës, biznesi nuk mund të ndahet në biznes për femra dhe për meshkuj, duke shtuar se pozitat menaxhuese për femrat ka në institucionet shtetërorë, kurse ka mungesë të femrave në pozita udhëheqëse në sektorin privat./Telegrafi/