Shkencëtarët në Joint European Torus (JET) pranë Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar, kanë njoftuar më 9 shkurt se ata kishin gjeneruar energjinë më të qëndrueshme ndonjëherë nga “shkrirja e atomeve”, më shumë se dyfishi i rekordit të tyre nga eksperimentet e kryera në vitin 1997.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, laboratori JET me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka thyer rekordin e tij botëror për sasinë e energjisë që mund të nxjerrë duke “shkrirë së bashku dy forma të hidrogjenit”.
Nëse “shkrirja bërthamore” mund të rikrijohet me sukses në Tokë, ajo mban potencialin e furnizimeve praktikisht të pakufizuara të energjisë me nivel të ulët karboni dhe rrezatimi.
Dhe siç vë në pah BBC, eksperimentet prodhuan 59 megaxhaul energji për pesë sekonda (11 megavatë energji elektrike).
?Record-breaking 59 megajoules of sustained fusion energy at world-leading UKAEA’s Joint European Torus (JET) facility. Video shows the record pulse in action. Full story https://t.co/iShCGwlV9Y #FusionIsComing #FusionEnergy #STEM #fusion @FusionInCloseUp @iterorg @beisgovuk pic.twitter.com/ancKMaY1V2
— UK Atomic Energy Authority (@UKAEAofficial) February 9, 2022
Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që u arrit në teste të ngjashme në vitin 1997.
Nëse studiuesit mund të shfrytëzojnë “shkrirjen bërthamore” – procesi që fuqizon Diellin – ai premton të sigurojë një burim pothuajse të pakufishëm të energjisë së pastër.
“Eksperimentet JET na vendosin një hap më afër fuqisë së fuzionimit”, ka thënë Dr Joe Milnes, kreu i operacioneve në laboratorin e reaktorit.
Objekti i ITER në Francën jugore mbështetet nga një konsorcium qeverish botërore, duke përfshirë nga vendet anëtare të BE-së, SHBA, Kina dhe Rusia.
Ky pritet të jetë hapi i fundit për të provuar se “bashkimi bërthamor” mund të bëhet një ofrues i besueshëm i energjisë në gjysmën e dytë të këtij shekulli.
Funksionimi i termocentraleve të së ardhmes bazuar në këtë metodë nuk do të prodhonte gazra serë dhe vetëm sasi shumë të vogla mbetjesh radioaktive jetëshkurtër.
“Këto eksperimente që sapo kemi përfunduar duhet të funksionojnë”, ka vlerësuar CEO i JET, Prof Ian Chapman. /Telegrafi/