Kur të gjithë mendojnë se të famshmit kanë gjithnjë tendencën për martesa dhe lidhje afatshkurtra, në Hollywood kanë rezistuar edhe disa çifte të cilët kanë vendosur të mbajnë premtimin, “së bashku deri sa vdekja të na ndajë”.
Këto janë çiftet që i kanë rezistuar kohës.
1. Meryl Streep dhe Don Gummer
Meryl Streep Strep dhe Don Gummer kanë plot 38 vite në harmoni së bashku. Ja sesi shprehet ajo për bashkëshortin: ‘nuk e di se çfarë mund të bëja pa të. Mund të isha e vdekur emocionalisht, nëse nuk do të kisha takuar atë. Ai është më i miri.
2. Danny Devito dhe Rhea Perlman
Ata u takuan së bashku në një shfaqje teatrale ku dhe do të performonin. Dy javë pasi u takuan, vendosën të bashkëjetonin. Tani ata kanë tre fëmijë, dhe vajza e tyre më e madhe, Lucy, dëshiron të bëhet aktore njësoj si të dy prindërit e saj.
3. Denzel dhe Pauletta Washington
Ata ia kanë dalë të jenë së bashku edhe pas shumë vështirësive në martesën e tyre. Pauletta thotë, ‘Për mua, ‘dashuria’ është historia e cila i mbijeton një trekëndëshi të paftuar. Pasioni, epshi, këto janë të lehta. Dashuritë e forta dallohen pas një sfide të fortë.
4. Goldie Hawn dhe Kurt Russell
Goldie dhe Kurt u takuan së bashku në vitin 1983 gjatë xhirimeve të filmit “Swift shift” për tu mos u ndarë më kurrë. Russel thotë, ‘ Ne nuk kemi nevojë për martesë . Ne nuk i respektojmë rregullat, por respektojmë njëri-tjetrin..
5. Oprah Winfrey dhe Stedman Graham
Ky është një nga çiftet më të gjata të Hollywood, por pa qenë të martuar zyrtarisht. Kur Oprah pyetej se përse nuk martoheshin. Ajo thjesht përgjigjej, ‘ Përse, çfarë do të ndryshonte mes nesh?” Asgjë.
6. John Travolta dhe Kelly Preston
Çifti jetëgjatë i Hollywood, vendosën ta duan njëri-tjetrin në përjetësi duke kaluar çdo vështirësi së bashku, shkruan Living. Këtë vit ata do të festojnë 25-vjetorin e martesës së tyre.
7. Sting dhe Trudie Styler
Sting dhe Trudie janë së bashku për 30 vite me radhë. Gjatë martesës së tyre, ata rritën katër fëmijë. Duke u bërë kështu familja më e fortë në Hollywood. Pas kaq e kaq shumë vitesh së bashku ata shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit duke mos u lodhur kurrë së dashuruari.
8. Michelle Pfeiffer dhe David E.Kelley
Michelle e takoi Davidin kur ajo ishte duke adoptuar fëmijën e saj të parë. Fillimisht David thjesht e vizitoi Michellen thjesht për tu kujdesur për fëmijën e saj, por aty Mechelle kupton se ai ishte “I duhuri” . ‘Ndonjëherë ne jemi të frikësuar për ta ndryshuar jetën tonë rrënjësisht, por nëse marrim guximin, shpërblimi do të jetë i majmë,’thotë Pfeiffer në një nga intervistat e saj.
9. Will Smith dhe Jada Pinkett
U takuan kur Jada po aplikonte në audicionin për tu bërë “e dashura” e tij në serialin “Princi I Bel-Air”. ‘Unë dhe Willi I besojmë njëri-tjetrit’. Nuk jam nga ato femra të cilat besojnë se burri I tyre nuk sheh të tjera. Po im shoq mund të tërhiqet nga ndonjë tjetër, por kjo nuk do të thotë se ai nuk më do mua.
10. Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick
Sarah dhe Matthew kanë kaluar periudha të vështira gjatë martesës së tyre, por kanë punuar fortë për ta ruajtur atë. Mesa duket ja kanë dalë me sukses. Ja sesi shprehet Sarah për bashkëshortin e saj: ‘E dua Matthew Broderickun, më quani të çmendur por e dashuroj marrëzisht. Ne jemi shumë të devotshëm ndaj martesës dhe familjes tonë. Jam me fat që ai është babi i fëmijëve të mi’.
11. David dhe Victoria Beckham
Pa dyshim janë çifti më i famshëm dhe më jetëgjatë. Të martuar për 17 vite me radhë , ata janë prindërit e dy djemve dhe një vajze. Familja e tyre është shembulli më i mirë i lumturisë.
/Telegrafi/