100 ditëshi i luftës në Ukrainë përmes disa imazheve
Arigona Bytyçi
Pushtimi rusi i Ukrainës ka hyr sot në ditën e 100-të – derisa Kievi thotë se Moska tani kontrollon 20 për qind të territorit të vendit pasi forcat e Vladimir Putinit vazhdojnë të godasin rajonin lindor të Donbasit.
Derisa më shumë se 100 mijë trupa ruse u grumbulluan në kufijtë e Ukrainës në ditët përpara pushtimit të 24 shkurtit, analistë kanë bërë parashikime të tmerrshme duke thënë se ushtria e Moskës do të arrinte fitoren brenda pak ditësh, transmeton Telegrafi.
Në vend të kësaj, forcat ukrainase kanë mobilizuar një mbrojtje të ashpër 100-ditore kundër ‘operacionit special ushtarak’ të Rusisë.
Në listën e mëposhtme janë disa prej imazheve që dokumentojnë disa prej momenteve të 100-ditëshit të luftës në Ukrainë. /Telegrafi/